7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Kapen mbi 100 kg drogë në kamionin me targa të Serbisë në terminalin doganor në Prishtinë

Policia e Kosovës ka zbarkuar mbrëmë në terminalin doganor “Inter Europa” në Prishtinë, ku në një kamion me targa të Serbisë janë kapur mbi 100 kilogramë substancë narkotike, marihuanë dhe është arrestuar një person i dyshuar.

Burimet nga Dogana kanë bërë me dije se në kamionin që po e lëvizte i dyshuari M.P., në rezervuarat e naftës janë gjetur mbi 100 paketime të plastikës të mbushura me më shumë se 100 kg marihuanë.

Droga që u gjet është sekuestruar nga ana e Policisë, bashkë me kamionin, mijëra dinarë të Serbisë dhe dëshmi të tjera që do të shfrytëzohen si prova në rast.

Pas përfundimit të aksioni, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img