10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Kapet 50-vjeçari në Shkodër i dënuar me mbi 9 vite burg në Itali, pritet ekstradimi i tij

Tolin Fufi, 50-vjeç ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës si i dënuar nga Italia për trafik droge.

Ai është i dënuar me 9 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Milanos për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Policia njofton se janë duke punuar me autoritetet përkatëse për të ekstraduar 50-vjeçarin drejt Italisë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img