14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Katedralja në Prishtinë gati një dekadë në ndërtim

Katedralja “Nënë Tereza”, që nga viti 2007 ka mbetur e papërfunduar.

E vendosur në qendër të Prishtinës, ashtu siç është aktualisht e përgjysmuar, po i jep pamje jo të mirë kryeqytetit, thonë qytetarët, raporton “038” i KTV-së.
Kjo bie në sy edhe tek ata që për herë të parë vizitojnë Prishtinën.
Kritik për këtë është shprehur edhe komuniteti i arkitektëve. Bekim Ramku ka thënë se Prishtina e ka humbur një mundësi që të marrë pamje më bashkëkohore, me mënyrën se si po merr formë katedralja.
Por, Ipeshkvia e Kosovës, deklaron se katedralja është vazhdimësi e krishterimit dhe traditës shqiptare dhe se gjithçka është duke shkuar në rregull sa u përket punimeve rreth ndërtimit të saj.
Zyrtarët e saj kanë thënë se po bëjnë përpjekje që në njëvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, katedralja që mban emrin e saj, të jetë e gatshme.
Don Fatmiri Koliqi, zëdhënës i Ipeshkvisë së Kosovës, ka thënë se në ndërtimin e katedrales ndikojnë edhe mjetet financiare, megjithatë sipas tij, për këtë kanë gjetur mbështetje nga besimtarët dhe Kishat e vendeve të tjera të Evropës.
Në anën tjetër, Ipeshkvia dhe Komuna e Prishtinës tash e sa kohë janë në proces gjyqësor rreth pronës ku janë duke u ndërtuar lokalet.
Fillimisht, në shkallën e parë Ipeshkvia u njoh si pronare, megjithatë rasti është kthyer në Gjykatën e Apelit dhe tani janë në pritje të verdiktit përfundimtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img