10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

KDI: Jo, kthimit të veprimeve joparlamentare

Rikthimi i veprimeve jo parlamentare siç është hedhja e gazit lotsjellës për të ndërprerë punën e komisionit parlamentar, në këtë rast Komisionit për Punë të Jashtme, është cenim i demokracisë dhe jetës parlamentare.
U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve politike që të ushtrojnë të drejtat e tyre parlamentare dhe të mos cenojnë të drejtën e asnjërit deputet për të ushtruar mandatin dhe përgjegjësitë kushtetuese për të cilat janë të zgjedhur.
Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është një marrëveshje e cila pasi ka kaluar nëpërmes kundërshtimeve dhe argumentimeve “pro dhe kundër”, duhet të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë, qoftë për t’u ratifikuar apo dhe për t’u hedhur poshtë si marrëveshje e pavlefshme.  Procedimi i marrëveshjes me procedura të përshpejtuara është i panevojshëm, ndërsa deputetëve e komisioneve duhet t’u lihet kohë e mjaftueshme në dispozicion për të trajtuar me hollësi këtë marrëveshje.

Kuvendi është organi më i lartë vendimmarrës që vendos për marrëveshjen, dhe asnjëri deputet ose grup politik nuk ka të drejtë të pengojë vullnetin e asnjërit nga deputet tjerë për të votuar pro apo kundër kësaj marrëveshje.
Përdorimi i veprimeve jo parlamentare dhe ashpërsimi situatës politike mund të prodhojë dhunë dhe të provokojë tensione të reja. Prandaj ne bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe veprimet e tyre të jenë komfor rendit juridik dhe kushtetues, në bazë të cilit dhe janë zgjedhur. shkruhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img