7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

KEDS: Çmimet e rrymës janë dyfishuar në berzat ndërkombëtare

Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë (KEDS) ka njoftuar se ditëve të fundit në berzat rajonale, çmimi i energjisë elektrike i kohës së pikut ka arritur mbi 400 euro për megavat/orë.

Në njoftimin e KEDS thuhet se kjo paraqet rritje gati 100 për qind në krahasim me çmimin prej rreth 250 eurosh sa ishte një javë më herët.

“Ky trend vazhdimisht i rritjes kaq të madhe të çmimit të energjisë elektrike që po vjen bashkë me ftohjen e motit, sipas parashikimeve të ekspertëve të tregut të elektroenergjetikës, me gjasë do të jetë akoma më i lartë gjatë ditëve e javëve në vijim. Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë, së fundi ka arritur në mbi 1100 megavat/orë, për çka nevojitet që një sasi e konsiderueshme e energjisë elektrike të importohet me qëllim të përmbushjes së kërkesës. Gjendja emergjente në të cilën ndodhemi për shkak të krizës energjetike po bëhet akoma më alarmante për shkak të ngarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend-konsumit të madh të energjisë elektrike dhe të çmimeve të papërballueshme të saj në berzën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se KEDS/KESCO ka realizuar një sërë fushatash ndërgjegjësimi, përmes së cilave u kanë bërë dhe vazhdojnë t’u bëjnë thirrje konsumatorëve që të kursejnë sa më shumë energji elektrike, sidomos në ngrohje-të gjejnë alternativa tjera për ngrohje e  jo me energji elektrike.

KEDS ka kërkuar që të kursejnë të gjithë në maksimum që të ketë një sistem dhe furnizim të qëndrueshëm elektroenergjetik, në mënyrë që të kalohet dimër sa më lehtë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img