35 C
Pristina
Monday, August 2, 2021

Buy now

spot_img

KEK-u i fton qytetarët që të aplikojnë për falje të borxheve

 Duke qenë se afati për faljen e borxheve ka hyrë në muajin e fundit, KEK edhe njëherë u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi, që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe ti nënshkruajnë kontratat para skadimit të afatit me 02 Shtator, 2016.
Zyra për marrëdhënie me publikun e KEK-ut ka njoftuar se, që nga nënshkrimi i Memorandumit në mes KEK-ut dhe KEDS/KESCO konsumatorët kane  filluar të drejtohen në zyrat e KESCO-s,  dhe deri me tani janë nënshkruar mbi 21.000 kontrata. (12 %) ndërsa, konsumatorëve të tjerë u mbeten pak më shumë se 20 ditë për të përfituar nga kjo mundësi.

“Meqenëse kjo varet nga vetë vullneti i konsumatorëve,  KEK-u inkurajon të gjithë konsumatorët të përfitojnë nga kjo mundësi që ua jep ligji për faljen e borxheve publike dhe sa më parë të drejtohen në zyrat e KEDS/KESCO për nënshkrimin e kontratave në të gjitha pikat anë e kënd Kosovës”, ka apeluar KEK./PrishtinaPress.eu

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,879FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles