7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

KEK-u rikthen në punë bllokun A5, riparimi i të cilit e çoi në burg Nagip Krasniqin

Nagip Krasniqi, kryeshefi i pezulluar i Korpoartës Energjetike të Kosovës gjendet në paraburgim nën dyshimet për se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”. Këto vepra penale për të cilat dyshohet ai është raportuar se ndërlidhen me procesin e remontit të Bllokut A5. 

Megjithatë ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli ka bërë me dije se ky bllok është kthyer sot në operim. Ajo thotë se këtë dhuartë punonjësit e KEK-ut ia kanë bërë edhe me rastin e ditëlindjes së saj.

“Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim.Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A. Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u shpreha mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5, si dhe për prodhimin me tri njësitë njëkohësisht përkundër sfidave”, ka shkruar ajo.

Avokati i Nagip Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga, para dy javësh e ka  konfirmuar se klienti i tij po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me kontratën për riparimin e kalldajës së bllokut A5.

“Vepra penale qe ngarkohet Nagip Krasniqi ka të bëje me supozimin e Keqpërdorimit të detyrës zyrtare për përfitim për vete ose dikë tjetër. Dyshimi i bazuar sipas prokurorisë është ekzistimi i kontratës me Kompaninë Zvicerane për riparimin e kaldajës për bllokun A5. Kjo kontratë është shkëputur me datë 20.03.2023 nga vet Nagip Krasniqi. Asnjë pagese nuk ështe bëre. Prokuroria është e njoftuar me ketë detaj. Askush nuk ka përfituar. KEK nuk ka pasuar asgjë. Si rrjedhoje lidhur me ketë çështje nuk mund te ekzistoj vepra penale”, ka shkruar Ibrahimaga në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img