11.6 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Kelmendi: S’do t’ia falja vetes nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën

Në episodin e pare të Podcastit “Flasim” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, njëra ndër të ftuarat ishte edhe ish-xhudistja kosovare, tani trajnere e xhudos, Majlinda Kelmendi.

Ajo ka folur për periudhën kur ka refuzuar oferta milionëshe nga shtetet e tjera, nga dëshira për ta përfaqësuar Kosovën.

“Unë jam një ndër ata sportistë që kam pasur oferta milionëshe prej shteteve tjera që t’i përfaqësojë, gjatë kohës kur më kanë ardhur ato oferta, familja ime ka qenë në situatë shumë të vështirë ekonomike dhe që  nuk kam qenë shumë e sigurtë nëse vendimi është i duhur apo jo, që t’i refuzojë ato oferta”.

“Ngjarja më bën të ndihem jashtëzakonisht krenare me veten dhe me trajnerin tim, sepse ka qenë ai që gjithë kohën ka insistuar që ne të mbesim në Kosovë dhe ta përfaqësojmë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, është shprehur ajo.

Kelmendi u shpreh se s’do t’ia falte asnjëherë vetës, nëse medalja e saj olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën.

“Nuk do t’ia falja asnjëherë vetës nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën, e kam pasur ëndërr gjithmonë që medaljen olimpike për krejt shqiptarët të jem unë ajo që e sjell dhe jam e lumtur që kjo ëndërr e imja është bërë realitet”, u shpreh tutje ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img