12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Këmbësoret goditen nga vetura derisa po prisnin autobusin në stacion

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në rrugën Prizren-Gjakovë.

Nga përplasja e dy makinave mbetën të lënduar shtatë persona, por më së keqi e pësuan dy këmbësorë që po prisnin autobusin.

Një vajzë e një djalë morën lëndime fort të rënda pasi u përplasën disa metra larg, kur vozitësi humbi drejtimin. Të njëjtit u përcollën në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Më lehtë shpëtuan vozitësit e dy automjeteve, një burrë e një grua, që po trajtohen në repartin e ortopedisë në Spitalin e Gjakovës.

Njësia rajonale e policisë thanë se po i hetojnë shkaqet që quan në shkaktimin e këtij aksidenti

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img