7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Keqpërdorimet me subvencione – arrestohen 3 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Zyra e Kryeprokurorit në Kosovë ka njoftuar se pas hetimeve disamujore me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre prej tyre, persona zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Njoftimi për media tregon se personat e arrestuar janë: B.N., K.M. dhe N.V., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK-së.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin me inicialet, Xh. S., pronar i Kompanisë “Calabrija” në Gjilan, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi me subvencione nga neni 336. Ndërkaq, shuma e keqpërdorimit është mbi dyqindmijë (200.000) euro.

Vlen të ceket se katër të pandehurit gjenden në masën e arrestit shtëpiak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img