7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënimi i Thaçit, jo i Bidenit

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës në Kosovë u ka bërë thirrje liderëve politikë që të ratifikojnë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe të mundësojnë krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë vetë presidenti Thaçi ka thënë se pa kalimin e demarkacionit dhe pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas Kushtetutës dhe ligjeve, Kosova do të mbetet e vetmuar, e izoluar nga bota dhe e lënë anash edhe nga SHBA-ja.
Analistët dhe opozita vlerësojnë se ndonëse Biden ka kërkuar zgjidhje për këto dy çështje, politikanët kosovarë duhet ta bëjnë një gjë të tillë, por jo në dëm të vendit.
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Kosova i ka obligim edhe krijimin e Asociacionit të komunave serbe, edhe ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por, sipas tij, kjo s’do të thotë se Asociacioni duhet krijuar me çdo kusht dhe në dëm të Kosovës, ashtu siç versioni aktual i demarkacionit nuk duhet ratifikuar me çdo kusht dhe në dëm të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img