18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohen edhe 9 nënshkrime për seance të jashëzakonshme

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t’i marrë nënshkrimet nga koalicioni opozitar AAK-Nisma, derisa bëjnë përpjekje që t’i marrin edhe 9 nënshkrime për ta mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Mustafa e Thaçi nuk kanë mandat për këtë dialog.

“Nuk mund të shkojnë në Bruksel pa folur fare për këtë gjë në Prishtinë. Ne kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Kjo seancë duhet të mbahet që sonte dhe grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e saj”, tha ai.

Kurse, Albulena Haxhiu i ka thënë se kanë mbledhur 31 nënshkrime dhe po bëjnë përpjekje që t’i marrin edhe 9 të tjerë në mënyrë të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se nëse arrijnë t’i kenë të gjitha nënshkrimet, seanca do të mbahet brenda 24 orëve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img