21.3 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Buy now

spot_img
Array

Kërkohet numër identifikues për prodhuesit vendës

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se si klub i kanë dorëzuar kërkesat e tyre pranë Ministrisë së Financave, të cilat shpreson se do të miratohen në tërësi.

Ai ka bërë me dije se kanë kërkuar edhe krijimin e një numri identifikues për prodhuesit vendës nëpërmjet të cilit shumë më lehtë do të ishte të analizohen dhe monitorohen politikat qeveritare ndaj sektorit të prodhimit si dhe të matet impakti i tyre.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, Shabani ka folur edhe për pakon e re fiskale 2.0 të proklamuar nga qeveria, për të cilën ka thënë është një hap i mirë në drejtim të duhur por, sipas tij, s’është e mjaftueshme.

“Ne si klub i kemi dorëzuar kërkesat tona pranë Ministrisë së Financave dhe shpresojmë se do të miratohen në tërësi. Kërkesat tona janë fokusuar në disa fusha të ndryshme, duke filluar nga largimi i tarifave doganore në lëndën e parë të importuar. Kjo tarifë është një barrë e madhe për prodhuesit dhe i bënë mjaft jokonkurrentë në krahasim me produktet e importuara. Po ashtu, kërkesa jonë është që TVSh-ja në blerjen e lëndës së parë të prodhuar në Kosovë, të largohet. Kjo do të ishte shumë e rëndësishme sepse prodhuesit i inkurajon të furnizohen me lëndë të parë të prodhuar në Kosovë, me ç’rast i gjithë cikli i prodhimit dhe vlera e shtuar do të mbetej në Kosovë. Ne, po ashtu, kemi kërkuar edhe krijimin e një numri identifikues për prodhuesit vendës nëpërmjet të cilit shumë më lehtë do të ishte të analizohen dhe monitorohen politikat qeveritare ndaj sektorit të prodhimit, si dhe të matet impakti i tyre”, ka deklaruar Shabani.

Ai ka përmendur edhe sfidat me të cilat përballen prodhuesit vendës, të cilat, sipas tij, janë: politika fiskale diskriminuese karshi vendeve të rajonit, mungesa e energjisë elektrike, çmimi i lartë si dhe energjia jocilësore, mungesa e masave mbrojtës, si dhe TVSh-ja në lëndë të parë. /Epoka e Re

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,959FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles