4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Kështu i mashtruan qytetarët e Kamenicës një organizatë fantome për bamirësi

Në qendër të qytetit të Kamenicës në rrugën “Skënderbeu”, më 26 korrik (dje) disa vajza dhe djem të rinj me karta identifikuese kishin dalë për të kërkuar para kinse për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë. E ata që i dhuruan parat po del që janë mashtruar nga organizata e quajtur “Ndihmesa” e cila dyshohet që nuk ekziston hiq.
Disa qytetarë të Kamenicës kanë rënë pre e një mashtrimi nga disa punëtorë të një organizate jo qeveritare e cila nuk ekziston fare, shkruan Gazeta Express.
Punëtorët të cilët u ndaluan nga policia pretenduan se janë nga organizata “Ndihmesa” nga Ferizaj, mirëpo policisë rajonale të Gjilanit dyshohet se është fiktive, pra nuk ekziston fare.
Punëtorët e kësaj organizate dyshohet se kanë mbledhur para në Kamenicë për përfitime të caktuara dhe jo për qëllime bamirëse.
Sipas Policisë Rajonale të Gjilanit, ata kishin grumbulluar 335 euro dhe 40 franga zvicerane.
Këto para, me urdhër të prokurorit të shtetit janë konfiskuar dhe kanë filluar hetimet në lidhje me këtë rast

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img