6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë dy kandidatët, që mund ta marrin nën udhëheqje Ministrinë e Integrimeve!

Ndonëse kanë kaluar disa muaj që nga koha kur Ministria e Integrimeve Evropiane ka mbatur pa njeriun e saj kryesor- ministrin, kreu i Kuvendit dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka premtuar që ai do të emërohet shumë shpejt.

Këtë lajm e ka dhënë sot pas një takimi që ka pasur me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova. Madje, ky premtim është që brenda një jave të plotësohet ky vend vakant që ka mbetur tash e tre muaj.

Ndërkohë, Gazeta Blic nga burime të saja brenda PDK-së ka marrë vesh se dy janë emrat më të mundshëm për ta marrë këtë post.

Është këshilltari kryesor i Kadri Veselit dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, Uran Ismajli, ai i cili sipas të gjitha gjasave do ta marrë këtë post.

“Sipas të gjitha gjasave Uran Ismajli do të emërohet në postin e ministrit të Integrimeve Evropiane. Kadri Veseli ka besim të madh tek Ismajli dhe e ka ndër bashkëpunëtorët më të ngushte, andaj edhe gjasat më të madh për të ardhur në krye të kësaj ministrie”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Ky burim e përmend si emër të mundshëm edhe deputeten e kësaj partie, Blerta Deliu- Kodrën.

“Gjasa ka edhe Blerta Deliu- Kodra, por ka më pak mbështetje nga ana e Veselit”, tha ky burim.

Zyrtarisht askush nga PDK nuk ka informacion se as kur do të ndodh emërimi i ministrit të ri të integrimeve, e as se kush është kandidati i mundshëm, ngase deri më tani një çështje e tillë nuk është diskutuar fare në organet e partisë.

GazetaBlic ka kontaktuar deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, i cili bëri të ditur se ende nuk ka emra brenda PDK-së se kush do të mund ta zë postin e Ministrit të Inegrimeve Evropiane.

“Ne ende nuk kem dikskutuar për emra” tha Hasani për Gazeta Blic.

I pyetur gjithashtu se pse është zvarritë kjo çështjë, Hasani potencoi se këto janë çështje politike, njofton Gazeta Blic.

Ministria e Integrimit Evropian ka mbetur pa drejtuesin e saj që nga data 9 shtator 2016, ditë kur ish-ministri Bekim Çollaku njoftoi se iu bashkua ekipit të presidentit Hashim Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img