14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë helikopterët që Amerika ia dhuroj Kroacisë si përgjigje ndaj Serbisë

Me pesë helikopterët e parë të tipit “Kiowa Warriors” OH-58 D, ushtria kroate ka marrë edhe pjesë rezervë, si dhe simuluesin për stërvitjen e pilotëve, transmeton lajmi.net.

Në Aeroportin Zemunik në Zarë sot kanë aterruar transportuesi ushtarak C-5 Galaxy i cili i ka sjellë pesë helikopterët e parë nga 16 të cilët Kroacia ia ka dhuruar Amerika.
Me pesë helikopterët e parë të tipit “Kiowa Warriors” OH-58 D, ushtria kroate ka marrë edhe pjesë rezervë, si dhe simuluesin për stërvitjen e pilotëve, transmeton lajmi.net.
11 helikopterët tjerë në Kroaci do të arrijnë brenda vitit të ardhshëm.
Bëhet fjalë për helikopterë luftarak të lehtë, që falë tyre, siç shkruan Jutarnji list, ushtria kroate do të bëhet shtet dominues në Ballkan sa i përket manovrimit në ajër dhe sistemit ajror.
Helikopterët e dhuruar, të cilët do të jenë në përbërje të Eskadrilës së helikopterëve në bazën ajrore 93, janë prodhuar nga viti 2010 deri në vitin 2012, kurse të shfrytëzuar operativist janë ndërmjet viteve 2012-2015.
Helikopterët janë të armatosur me armë standarde, sensor optiko-elektronik dhe radio komuniko dhe pajisje navigimi.
Këta helikopterë shihen edhe si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, pasi që këtë vit shteti Rusia i ka dhuruar disa helikopterë shtetit fqinj.
Po ashtu ka një kohë të gjatë që këto dy vende po garojnë ndërmjet veti se kush e ka primatin e fuqisë ushtarake në rajonin tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img