1.9 C
Pristina
Saturday, December 4, 2021

Buy now

spot_img

Këta janë militantët tjerë të Vetëvendosjes të punësuar nga Shpend Ahmeti në Komunë (Foto-Dokument)

Gazeta Express dje gjatë ditës ka siguruar fakte të forta që lidhin Shpend Ahmetin me punësimet e militantëve të Vetëvendosjes me Kontrata mbi Vepër. Në ditën e dytë të hulumtimit, Express publikon edhe disa emra të tjerë të cilët ishin në kuadër të listës së publikuar dje, aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje të punësuar në Komunën e Prishtinës
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që kanë marrë pjesë në protesta, që kanë propaganduar për Lëvizjen e Albin Kurtit, që janë përkrahës të Shpend Ahmetit, ndodhen në listën e njerëzve të punësuar me kontratë mbi Vepër në Komunën e Prishtinës.
Shpend Ahmeti e pranoi sot e ka punësuar njerëz në Komunën e Prishtinës me Kontratë mbi Vepër, por mohoi se ata janë militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Një pjesë e emrave të njerëzve të punësuar në Komunë të Prishtinës dalin publikisht, përmes rrjeteve sociale, dhe tregojnë përkatësinë politike. Tregojnë se janë militantë të idesë së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Një pjesë e tyre kanë treguar se janë punojnë në Komunë të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë në fotot e publikuara në FB shihen aktivitetet e tyre në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje.
Krejt këta emra gjenden në lajmin e publikuar më herët, ku janë dhënë detaje për secilin të punësuar me Kontratë mbi Vepër në Komunën e Prishtinës, të cilët tregojnë përmes Facebookut përkrahjen e tyre ndaj Vetëvendosjes.
Dje Express ka publikuar të dhëna për Zana Gojanin, Besnik Mujecin, Lydra Hoxha, Patrik Domi, Mirlinda Batushën, Fortesa Bryma, Arbër Sejdiu, Kushtrim Dakaj, Dardan Osmanaj, Visar Haxhibeqiri, Adelina Krasniqi, Rina Govori, Erzen Vraniqi, Arbër Hamidi, Drilon Pireva, Arbnora Berisha, Fatime Ahmeti, Kastriot Nebihu, Albion Rexhepi, Faton Zeka, Premtim Bajraktari dhe Liridon Kabashi.
Mirëpo, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në vitin 2014 ia kishte tërhequr vërejtjen Shpend Ahmetit për punësimet pa kontratë.
Sipas të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm “gjatë vitit 2014, në mungesë të kontratave me kompani që ofrojnë shërbime pastrimi dhe sigurimi, përmes kontratave për shërbime të veçanta ishin angazhuar 71 punëtorë për kryerjen e këtyre shërbimeve, të cilat Komuna nuk kishte arritur t’i zbatoj në mënyrë të drejtë kërkesat e rregulloreve për listën e pagave”, shkruan në raportin final të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015.
Për këtë çështje Gazeta Express më 21 prill të këtij viti, u ka dërguar pyetje zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, përfshirë edhe Shpend Ahmetin, mirëpo këta nuk morën mundin asnjëherë të përgjigjen.
Ndër emrat e publikuar në listën e të punësuarve me Kontrata mbi Vepër, janë edhe disa militantë të tjerë që Express i publikon sot:
Mimoza Llapashtica, e cila nga Komuna e Prishtinës paguhet nga 344 euro në muaj për punën që bën, njërin prej publikimeve të fundit, e ka të shpërndarë edhe një fotografi e postuar nga Lëvizja Vetëvendosje për një intervistë të Albin Kurtit në Rubikon të KTV’së.

Nora Temaj, paguhet nga Komuna e Prishtinës nga 301 euro në muaj, ku përmes Facebookut bën thirrje për protestë. Është fjala për protestën e 17 shkurtit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe një tjetër aktivist i Vetëvendosjes i cili gjithashtu është një ndër të punësuarit me Kontrata mbi Vepër, bën thirrje përmes Facebookut për dalje në protestë. Është fjala për Milot Rrustemin, i cili paguhet nga Komuna 344 euro në muaj.

Drita Shabani, e cila nga Komuna paguhet 394 euro në muaj, nuk ka hezituar ta publikojë edhe sektorin ku punon në Komunën e Prishtinës. Ajo ka shkruar se punon si zyrtare e lartë për Urbanizëm me Kontratë mbi Vepër.

Një tjetër militant i kësaj partie, Xhevdet Pozhari, i cili në vitin 2014 ishte kandidat për deputet nga VV në Komunën e Prishtinës, por që dikur ishte edhe punëtor në zyrën për informim në Ministrinë e Transportit në kohën e Fatmir Limajt, ai sot paguhet nga Komuna me shumën 407 euro në muaj.
Pozhari publikon vazhdimisht “të bëmat” e Komunës së Prishtinës. Njërin nga publikimet e tij është edhe lajmi kur RTK ka ndëshkuar “sindikalistët kryengritës”, ku ka vendosur edhe mbi shkrimin #poshtepakurrizorët.

Hekuran Sejfullahu, më 10 qershor kishte publikuar një fotografi ku shihet duke vendosur mbishkrimin “Vetëvendosje” në semaforët e kryeqytetit. Iniciativë kjo e vet Lëvizjes Vetëvendosje. Sejfullahu paguhet nga Komuna 291 euro në muaj.

Gjithsej shuma që Komuna e Prishtinës ka paguar personat e cekur në listën e publikuar për të punësuarit me Kontratë mbi Vepër për vitin 2014 është 85,488.84 euro; për vitin 2015 – 278,480.14 euro; për vitin 2016, deri në gjysmën e muajit prill është rreth 125,000.50 euro.
Sigurisht, ndër 71 punëtorë për kryerjen e këtyre shërbimeve, që Komuna nuk kishte arritur t’i zbatoj në mënyrë të drejtë kërkesat e rregulloreve për listën e pagave, sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Express ka arritur t’i gjejë 28 militantë në kuadër të këtyre listave, të cilët publikisht përkrahin Lëvizjen Vetëvendosje. /GazetaExpress/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,042FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles