-1.5 C
Pristina
Thursday, December 9, 2021

Buy now

spot_img

Këta janë njerëzit më të pasur në botë

Gati 4 për qind të gjithë pasurisë në botë e mbajnë vetëm 2473 njerëz. Nëse marrim parasysh se planeti ynë numëron rreth shtatë miliardë banorë, atëherë lehtë arrihet të llogaria se këta 2473 njerëz janë shumë të pasur.
Në pyetje natyrisht janë miliarderët botërorë të cilët sot në botë kanë arritur shifër rekorde prej 6.4 për qind më shumë në krahasim me vitin 2014.
Ata, posedojnë 7683 miliardë dollarë, respektivisht 7.6 bilionë dollarë, thuhet në raportin e fundit, transmeton lajmi.net.

Më së shumti prej tyre janë në Evropë, 805, edhe pse pasuria e tyre është më e vogël në krahasim me 628 miliarderë që janë në Amerikën Veriore dhe të cilët posedojnë 2561 miliardë dollarë, tetë për qind më shumë se në vitin 2014.
Më së paku miliarderë ka në Paqësor dhe Afrikë.
Bill Gates edhe më tej vazhdon ta kryesojë listën e miliarderëve botëror me pasuri të përgjithshme prej 75 miliardë dollarë.
Ndërmarrësi spanjoll, Amansio Ortega, pronar i rrjetit të butiqeve “Zara” për herë të parë është gjendur në vendin e dytë me pasuri prej 67 miliardë dollarësh, transmeton lajmi.net.
Ortega e ka larguar nga vendi i dytë Carlos Slimin më 50 miliardë dollarë, i cili ka rënë në vendin e katër duke humbur 20 miliardë dollarë për shkak të rënies së aksioneve të kompanisë së tij “America Movil”.
Ndërmjet Slimit dhe Ortegas, në vendin e tretë është biznesmeni amerikan, Warren Buffet me pasuri prej 60.8 miliardë dollarë.
Pronari i “Amazona” Jeff Bezos ka dalë në vendin e pestë në listën e “Forbes” me 45.2 miliardë dollarë.
Për herë të parë në dhjetëshe ka hurë edhe themeluesi i pronari i Facebook-ut, Mark Zuckenberg me pasuri prej 44.6 miliardë dollarësh.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,049FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles