10.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë zyrtarët dhe ish zyrtarët e ‘Ambientit’ të arrestuar dje në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë dje ka ndërmarrë një aksion në Ndërmarrjen Publike të Pastrimit “Ambienti”, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitave zyrtare të bordit të kësaj kompanie.Deri më tani, KALLXO.com ka mësuar se janë arrestuar kryeshefi aktual i ndërmarrjes, ish kryeshefi, kryetari e anëtarë të bordit.

Burimet kanë bërë me dije se nën pranga kanë mbetur Diedon Berisha, Kryeshef aktual, Armend Jupa, Arton Muhaxheri, Kryetar Bordi, Shpëtim Gashi, anëtar Bordi, Fisnik Ademi, anëtar Bordi, Idriz Bala anëtar Bordi dhe Nexhat Abdullahu, ish-Kryeshef.Dje gjatë ditës, Prokuroria e Pejës kishte urdhëruar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, të ndërmarrin aksion në Ndërmarrjen Publike të Pastrimit “Ambienti”, respektivisht bordit të saj nën dyshimin për keqpërdorime të pozitave zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img