6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Kiara krahason Luizin me kurorëzimin e Mbretit Charles III

Sot, më 6 maj në botë po shënohet një ngjarje historike, ajo e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Ndërkohë, në këtë ditë ka rastisur të jetë edhe finalja e Big Brother VIP Albania dhe një prej pretendentëve kryesor për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh është këngëtari Luiz Ejlli.

Fitoren e tij të mundshme, partnerja e tij, Kiara Tito e ka krahasuar pikërisht me kurorëzimin e Mbretit Charles III.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Ish-banorja e BBVA ka publikuar fillimisht një foto të Luizit duke i vendosur një ‘emoji’ kurorë mbretërish sipër kokës dhe më pas ngjashëm ka vepruar edhe me një imazh të Charles gjatë kurorëzimit si Mbret.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Megjithatë, mbetet të shihet në spektaklin e sotëm se cili nga katër finalistët Luizi, Efi, Deamishel apo Kristi do të jenë fitues të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ndërkohë, Kiara dhe Luizi sonte gjatë finales gjithashtu pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img