8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është padia e Behgjet Pacollit ndaj Enver Hasanit (Dokument)

Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka dorëzuar këtë të enjte një padi ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Kjo padi e Pacollit ndaj Hasanit është bërë me pretendimin e tij se ky i fundit ka bërë shpifje ndaj personalitetit të tij.

“Presidenti Pacolli ka qenë objekt i atakimit në një prononcim medial të dhënë nga i Padituri pranë radiotelevizionit Kohavision, në emisionin Rubikon të datës 05 janar 2017. Deklarata e dhënë e të Paditurit, që është objekt i kësaj Padie, ka prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë integritetin e Paditësit, duke shfaqur një mori akuzash dhe spekulimesh të pavërteta ndaj Paditësit të cilat po të ishin të vërteta, do t’i përbënin veprat penale nga Neni 429 i Kodit Penal, pra, korrupsion zyrtar/dhënie ryshfeti, dhe Neni 128 i Kodit Penal, saktësisht Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës. Nga deklaratat e tilla shpifëse, Paditësit i është dëmtuar ndër të tjera reputacioni në një masë përmbajtësore dhe të pariparueshme”, shkruan në padinë të cilët ka arritur ta sigurojë Klan Kosova.

Baza faktike sipas përfaqësuesve juridik të angazhuar nga Behgjet Pacolli është CD e emisionit në të cilin mysafir ka qenë Enver Hasani, ku dhe sipas tyre ka bërë shpifjet për ish-presidentin Pacolli.

“I Padituri, deri në ditën e deponimit të kësaj Padie, nuk i ka përmbushur kërkesat nga letra e Paditësit e datës 11 janar 2017, e as që ka dërguar ndonjë sinjal tjetër në adresë të vet Paditësit ose të të autorizuarve të tij, me të cilin do të shprehte vullnetin e tij të mirë për të zgjidhur këtë çështje, pa pasur nevojë që të kërkohej zgjidhje gjyqësore e rastit”, thuhet në padi.

“Në këtë rast, i Padituri nuk ka treguar vullnet për të zbutur dëmin, vullnet ky që është shprehur qartë nga Paditësi. Duke qenë kështu, Paditësit nuk i mbetet asgjë tjerët pos t’i drejtohet Gjykatës me Padi dhe të kërkojë realizimin e të drejtave të tij.

Deklarimet e të Paditurit (Hasanit) në intervistën e dhënë në emisionin në fjalë të cilat sugjeronin përfshirjen e Paditësit (Pacollit) në vepra penale, ishin kryekëput të pavërteta, tendencioze, dhe si të tilla dëmtuan në masë të jashtëzakonshme imazhin e tij.

“Kjo sidomos kur kemi parasysh rolin e z. Pacolli në politikën dhe shoqërinë kosovare dhe afarizmin global, në njërën anë, dhe në anën tjetër, faktin se i Padituri ka qenë Kryetarë i Trupit Gjykues në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, me rastin e marrjes së Vendimit për rastin e se z. Pacolli”, shkruan në padi.

“Deklaratat e dhëna të Hasanit, përveç se përbëjnë shpifje, janë jo konsistente dhe jashtë një realiteti objektiv”.

Më poshtë lexojeni pjesën hyrëse të padisë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img