10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Klubi anglez planifikon transferimin e Raphinhas

Kur braziliani ishte pjesë e Leeds Unitedit, “Magpies” u përpoqën të nënshkruanin me të përpara se ai t’i bashkohej Barcelonës.

Newcastle është në garë për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, një garë në të cilën nuk ka qenë që nga viti 2002, dhe pronarët e klubit janë gati të bëjnë shpenzime të mëdha për të forcuar ekipin.

Raphinha është pjesë e planeve të Xavit, por largimi i tij nuk përjashtohet nëse ka ndonjë ofertë të duhur.

Barça po vazhdon të ketë vështirësi financiare dhe mendohet se mund të ketë shitje të konsiderueshme lojtarësh këtë verë, pasi klubi duhet urgjentisht të ulë faturën e pagave.

26-vjeçari me klubin nga “Camp Nou” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Sipas “Transfermarkt”, Raphinha në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img