13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

KMDLNj reagon për sulmin ndaj gazetarëve të Klan Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriu ka reaguar për sulmin ndaj gazetarëve të televizionit Klan Kosova duke quajtur si shkelje e të drejtave të njeriut.

”KMDLNj –ë i konsideron këto sulme si shkelje të rënda të drejtave të njeriut, rrezikim të jetës së
gazetarëve të cilët, ndonëse identifikohen lehtë si gazetarë, nuk mbrohen nga askush gjatë
përmbushjes së mandatit të tyre, EULEX-i dhe KFOR –i në radhë të parë, si institucione
garantuese të sigurisë për faktin se Policia e Kosovës është e penguar ta kryejë mandatin që i
takon sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e KMLDNj-së.

Në njoftimin e tyre iu bëjnë thirrje të gjitha partive politike që të reagojnë për të cilët duhet të ndërtojnë një konsesus të vendit dhe për të cilën nuk duhet të lejohet anarkia institucionale.

”KMDLNj –ë fton të gjitha subjektet politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë të ndërtojnë një
konsensus shtetëror, politik dhe kombëtar në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë dhe të mos
shpenzojnë energji duke e luftuar njëra – tjetrën për faktin se problemi i madh dhe objektiv është
me Serbinë. Nuk duhet të lejohet që anarkia institucionale të bartet në pjesët tjera të Kosovës”, thuhet më tej në reagimin e tyre.

Nga ky Këshill mes të tjerash thonë se duhet të lirohen edhe linjat e qarkullimit për të cilat sipas tyre situata do të përshkallëzohet më shumë.
”KMDLNj-ë nuk sheh se në Veri të Kosovës mund të përshkallëzohet situata në përmasa që nuk
mund të mbahet nën kontrollë dhe përkujton institucionet e Kosovës se kanë përgjegjësi ligjore
dhe kushtetuese të krijojnë dhe garantojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa bërë asnjë
dallim dhe, në të njëjtën kohë kërkon që të rezervohen nga deklaratat që do të kontribuojnë në
tensionimin e situatës e që, në jo pak raste janë të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me
mundësitë për të vepruar. Policia e Kosovës nuk duhet të lejojë që në një vend ku e kanë shumë
të qartë mandatin dhe detyrimin ligjor të lejojnë të barten me helikopter të EULEX –it, si akt
mëshire. Policia e Kosovës duhet t’i lirojë linjat qarkullimit, komunikimit dhe të furnizimit,
gjithnjë në përputhje me ligjin, si për vete ashtu edhe për të gjithë qytetarët e Veriut të Kosovës,
pa bërë asnjë diskriminim. Sa më shumë që të zgjatet koha e barrikadimit dhe barrikadat, situata
vetëm sa do të përkeqësohet”, thonë nga Këshilli.

Kominikata e plotë nga Këshilli i Mbrojtjeve dhe të Drejatave e Lirive të Njeriut:

NË VERI TË KOSOVËS SULMOHEN GAZETARËT, VENDOSEN BARRIKADA TË
REJA, DERI KUR KËSHTU?
Sipas Q.R, të KMDLNj–ës në Mitrovicë ekipi i Klan Kosova, për herë të dytë është sulmuar nga
persona të maskuar duke penguar gazetarët në përmbushjen e mandatit të tyre, informimin e
publikut në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të drejtë për zhvillimet në Veri të Kosovës e që
paraqet interes për publikun ku mungesa e ligjit i ka zënë vend zbatimit të ligjit dhe ku shkelet
njëra ndër të drejtat themelore të njeriut, e drejta për liri të lëvizjes. Sulmi i fundit ndaj ekipit të
Klan Kosovës u bë Zupç të Zubin Potokut me gurë u sulmua vetura ku ishin gazetarët Qëndresa
Bellagoshi dhe Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe vozitësi Elsad Sinani me ç’rast u
lënduan gazetari dhe vozitësi i Klan Kosovës. Personat e maskuar, pas sulmit u tërhoqën në
barrikadën e vendosur. Ky sulm dhe sulmet tjera kanë për qëllim krijimin e një terri informativ
në këtë pjesë të Kosovës në mënyrë që më lehtë të shpërndahen lajmet e rreme nga Beogradi dhe
qarqet ekstremiste të njësive paramilitare në Veri të Kosovës.
KMDLNj –ë i konsideron këto sulme si shkelje të rënda të drejtave të njeriut, rrezikim të jetës së
gazetarëve të cilët, ndonëse identifikohen lehtë si gazetarë, nuk mbrohen nga askush gjatë
përmbushjes së mandatit të tyre, EULEX-i dhe KFOR –i në radhë të parë, si institucione
garantuese të sigurisë për faktin se Policia e Kosovës është e penguar ta kryejë mandatin që i
takon sipas ligjit. Po në të njëjtën kohë janë vendosur edhe dy barrikada duke e rritur numrin në
11-të që paraqet pengesa shtesë për lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët, pavarësisht
përkatësive etnike, moshës, gjinisë, bindjeve fetare etj. Vendosja e barrikadave, në sy të
ndërkombëtarëve është inkurajim për forcat ekstremiste dhe njësitë paramilitare, të armatosura
dhe të maskuara dhe legalizim i shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut, nga e drejta për jetë
si e drejta kryesore, te pamundësia e lirisë së lëvizjes, qasjes në shërbime publike, shkollim,
shëndetësi dhe të tjera që e krijon një rreth të mbyllur për liri të lëvizjes, të ndara në baza etnike.
Institucionet e Kosovës, përveç deklarimeve publike nga ambiente të sigurta nuk janë në gjendje,
për shkaqe objektive dhe subjektive të ndërmarrin asnjë veprim që do t’i eliminonte këto
barrikada fizike, si kusht i domosdoshëm për një marrëveshje politike që do ta rikthente qoftë

edhe pjesërisht normalitetin në atë pjesë të Kosovës, e kontrolluar nga Serbia dhe bashkësia
ndërkombëtare!
Rritja e numrit të barrikadave kanë prapavijë ekskluzivisht politike, nuk kanë të bëjnë fare me
shkelje të drejtave të njeriut ndaj serbëve dhe heqja e tyre po kushtëzohet dhe do të kushtëzohet
me kërkesa politike. Në njërën anë e forcon pozitën negociuese të Serbisë kurse, në anën tjetër e
dobëson poziten e Kosovës.
KMDLNj –ë fton të gjitha subjektet politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë të ndërtojnë një
konsensus shtetëror, politik dhe kombëtar në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë dhe të mos
shpenzojnë energji duke e luftuar njëra – tjetrën për faktin se problemi i madh dhe objektiv është
me Serbinë. Nuk duhet të lejohet që anarkia institucionale të bartet në pjesët tjera të Kosovës.
KMDLNj-ë nuk sheh se në Veri të Kosovës mund të përshkallëzohet situata në përmasa që nuk
mund të mbahet nën kontrollë dhe përkujton institucionet e Kosovës se kanë përgjegjësi ligjore
dhe kushtetuese të krijojnë dhe garantojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa bërë asnjë
dallim dhe, në të njëjtën kohë kërkon që të rezervohen nga deklaratat që do të kontribuojnë në
tensionimin e situatës e që, në jo pak raste janë të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me
mundësitë për të vepruar. Policia e Kosovës nuk duhet të lejojë që në një vend ku e kanë shumë
të qartë mandatin dhe detyrimin ligjor të lejojnë të barten me helikopter të EULEX –it, si akt
mëshire. Policia e Kosovës duhet t’i lirojë linjat qarkullimit, komunikimit dhe të furnizimit,
gjithnjë në përputhje me ligjin, si për vete ashtu edhe për të gjithë qytetarët e Veriut të Kosovës,
pa bërë asnjë diskriminim. Sa më shumë që të zgjatet koha e barrikadimit dhe barrikadat, situata
vetëm sa do të përkeqësohet./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img