12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Komandanti i KFOR-it: Jemi gati për të intervenuar në çdo situatë

Pjesëtarë nga Policia e Kosovës, EULEX-i, FSK-ja, si dhe ata të KFOR-it, përfunduan ushtrimin “Shpata e Argjendtë 2”. Në këtë ushtrim ata kanë demonstruar ballafaqimin me katastrofat natyrore dhe protestat, ku u ndeshën me koktej molotovi, mjete të forta, gaz lotsjellës dhe përleshje mes tyre.
Ushtrimi u zhvillua në bazën e Njësive Speciale, të kampit Vrella. I pranishëm në këtë ushtrim ishte edhe komandanti i KFOR-it, Giovani Fungo, i cili shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar pjesëtarëve të FSK-së.
“Jemi këtu për të testuar aftësinë tonë dhe të tregojmë që jemi gati për të intervenuar. Sot do të shihni vetëm majën e Ajsbergut, puna me partnerë, puna me Policinë e Kosovës, dhe me EULEX-in bën të mundur që të implementoj moton time “Besim dhe përkushtim”. T’i besojmë njëri-tjetrit, të përkushtohemi ndaj njëri-tjetrit për mjedisin e sigurt dhe lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës, për këtë jemi trajnuar, këtë mundohemi të arrijmë”, tha Fungo, raporton Kosovapress.
Kurse, zëvendëskomandanti i KFOR-it, Christian Rreiner, tha se qëllimi i ushtrimit është t’i ofrojmë mjedisit një platformë dhe siguri në Kosovë. Ai tha se pjesëtarët e KFOR-i, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, e kanë dëshmuar se janë të aftë të përballen me incidente, katastrofa të natyrës dhe të mjeteve shpërthyes.
“Qëllimi im është që t’iu jap një prezantim të shkurtër që ta kuptojmë se cili është qëllimi i ushtrimit tonë. KFOR-i gjatë trajnimit dhe kombinimit të ushtrimeve, mundëson mjedisit platformë dhe mundësi për të sjellë së bashku një numër relevant të organizatave që janë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë. Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe menaxhmenti i emergjencave kanë dëshmuar gjatë viteve të fundit nga një numër i incidenteve se janë të aftë të përballen me incidente, katastrofa të natyrës dhe mjete shpërthyese. Këto janë dëshmi dhe prova pozitive të progresit. Trajnimi dhe ushtrimet të kombinuara me forcën dhe udhëheqjen janë faktorët më të rëndësishëm për të arritur suksesin në problemet e përditshme”, tha Rreiner.
Ushtrimi fushor “Shpata e argjendtë 2”, i cili u përmbyll sot, kishte nisur më 21 të këtij muaji. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte avancimi profesional i pjesëtarëve të sigurisë në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img