7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni Evropian nuk jep afat për liberalizim të vizave (Video)

Votojeni marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe qytetarët do të lëvizin pa viza. Këtë mesazh po e përcjellin të gjithë zyrtarët e lartë ndërkombëtarë që po e vizitojnë Kosovën, përfshirë ata që në këtë periudhë nuk kanë qenë këtu.
E njëjta frazë vazhdon të përdorët edhe nga vendësit e përcjell me zotimin se liberalizmin e vizave e kanë marrë shumë seriozisht.
Serioze dhe të rëndësishme u morën edhe deklaratat e djeshme e zëvendësit të Barack Obamas, Joe Biden.
Edhe ai nuk la pa përmendur demarkacionin dhe krijimin e asociacionit. Miqësinë me Amerikën ai e vuri si kusht nëse vendi nuk i kryen këto obligime.
Por, garanci Biden mori nga presidenti Hashim Thaçi, i cili njëherësh i alarmoj qytetarët se çka i pret nëse nuk kryhet ky proces. Përderisa po vazhdojnë këto mesazhe, opozita thotë se nuk do t’i pranojë marrëveshjet.
Kurse Komisioni Evropian po vazhdon punën e tij. Mirëpo, as ky institucion nuk e ka lënë pa përmendur marrëveshjen për demarkacionin në një përgjigje me shkrim për Tribuna Channel.
Tove Ernst, zëdhënëse për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi në Komisioni Evropian, ka ripërsëritur se pa miratimin e marrëveshjes për demarkacionin dhe pa ofrim të dëshmive për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vlerësim pozitiv nuk do të ketë.
Këtë e di edhe ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, por ai ka dhënë edhe afat se kur do të lëvizet pa viza.
Sipas tij, nëse demarkacioni miratohet me 1 shtator, atëherë fundi i vitit do ta shënoj fillimin e lëvizjes pa viza në Zonën Schengen.
Por, Ernst nuk ka dashur që të komentoj rreth afateve se ku do të mund të lëvizim pa viza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img