8.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni Shtetëror: Marrëveshja për demarkacionin e drejtë, nuk ka ndryshim të vijës kufitare

Komisioni Shtetëror për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, ka lëshuar një komunikatë për media me të cilën thonë se të gjitha shtetet e formuar nga shpërbërja e Jugosllavisë kufirin e kanë sipas kadastrave.
“Komisioni Shtetëror ua kujton se të gjitha shtetet e formuara nga shpërbërja e Jugosllavisë kufirin e kanë sipas kadastrave”, thekson komisioni.
Komunikata e plotë e Komisionit:
Shpërbërja e Jugosllavisë solli shtatë (7) shtete të reja. Këto shtat shtete i kishin kufijt administrativ të bazuar në territorialitetin e Komunave, njësoj i kishte edhe Krahina e Kosovës. Parimi themelor i të gjitha marrëveshjeve të perkufizimit në mes të shteteve të dala nga shperberja e Jugosllavisë kanë qenë: baza kadastrale e vitit 1991, pikërisht 25 qershorit të vitit 1991, edhe me vone edhe për shtetet e reja dhe parimi i dytë bazë ka qenë që zonat kadastrale të jenë determinanta kryesore të kufirit.
Përvoja e Republikave ish Jugosllave, tregojne se parimet themelore në marrveshjet për përcaktimin e kufijve në mes Republikave të dala nga RSFJ-ja.
Respektimi i gjendjes së para shpërbërjes së RSFJ përkatësisht respektimi i momentit te shpërbërjes se RSFJ është e mbështetur në të dhënat kadastrale – determinuese në procesin e shënjimit të kufirit mes te republikave të ish jugosllavise.
Kufiri ndërmjet Mali i Zi – Bosnje Hercegovinë, Kroaci – Bosnje Hercegovinë, Kroaci – Slloveni, Serbi – Maqedoni kanë informuar se baze për të dy komisionet shtetërore kanë qene te dhënat nga kadastrat e të dy shteteve reciproke.
Materialet mund të gjinden në web faqet e qeverive përkatëse. Kurse Qeveria e Malit të Zi me datë 15 Tetor 2014, nëpërmjet ëeb-faqes së saj zyrtare
(http://www.gov.me/en/News/142634/Demarcation-and-identification-of-state-border-between-Montenegro-and-Bosnia-and-Herzegovina-completed.html), njofton opinion mbi përfundimin e procesit të shënjimit të kufirit me Bosnën dhe Hercegovinën.
I gjithë procesi i negociatave mbi demarkacionin u bazua në kufijtë administrativ të ish Republikat apo Krahinat e shteteve të krijuara nga SFRJ. Ata kufij administrativ ishin njëkohësisht kufij administrativ të Komunave, të cilët bëhen kufij shtetërorë pasi Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina fituan pavarësinë e tyre.
Krahina e Kosovës në Ligjin mbi organizimin territorial të komunave (Gazeta Zyrtare e KSA të Kosovës) Nr. 25, 29 korrik 1975 – tekstualisht i kishte 22 komuna dhe në secilën komune edhe vendbanimet e saj. Me këtë Ligj rregullohet organizimi territorial i komunave në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, mënyra dhe procedura e formimit të komunave të reja, suprimimit dhe bashkimit të komunave të reja, suprimimit dhe bashkimit të komunave ekzistuese, ndarjes dhe bashkimit të disa vendbanimeve, si dhe ndërrimet e selive të komunave. Rregullore nr. 2000/43 (UNMIK/REG/2000/43), 27 korrik 2000 mbi numrin, emrat dhe kufinjtë e komunave- Me këtë rregullore përcaktohen numri, emrat, shtrirja dhe kufijt e komunave.
Ligji nr. 03/L-041 për kufijtë administrativ të komunave (Gazeta Zyrtare / nr. 26 / 02 qershor 2008) Me këtë ligj rregullohet, organizimi territorial i vetëqeverisjes lokale të Republikës së Kosovës, themelohen komunat e reja, përcaktohet territori i komunës si njësi e vetëqeverisjes lokale. Zonat kadastrale janë të përkufizuara me Ligjin për Kadastrin Nr. 2003/25. 2.3 Me vendbanime nënkuptohen qytetet, lagjet urban dhe fshatrat. Territori i komunës përfshin vendbanimet që shtrihen në zonat kadastrale që janë brenda kufijve komunal.
Nga kjo rrjedh se, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës përfundoj pjesën e rëndësishme ligjore dhe profesionale të shënjimit të vijës kufitare. Komisioni sipas detyrës ligjore dhe kushtetuese dhe konform rezolutës të Kuvendit të Republikës se Kosovës qershor 2015, ka vërtetuar dhe shënjuar vijën administrative ndërmjet ish Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe ish Republikës Socialiste të Malit të Zi. Komisioni Shtetëror
Komisioni Shtetëror nuk ka krijuar hartë të re për zonat kufitare,
Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar territor të zonave kadastrale kufitare,
Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar territor të Komunave kufitare,
Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar vijën administrative të vitit 1988 perkatesisht 1974,
Komisioni Shtetëror nuk ka ndryshuar vijën kufitare e as territorin e Kosovës as për një metër të vetme.
Rrjedhimisht nga kjo, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror konstaton se propozimi i shënimit të vijës kufitare nga dy komisionet shtetërore nuk e favorizon e as nuk e dëmton Republikën e Kosovës as edhe për një metër katror të vetëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img