34.2 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021

Buy now

spot_img

Kompanitë do t’i obligojë Ligji që një në 50 punëtorë, ta kenë me aftësi të kufizuara

Me Ligjin e ri për personat me Aftësi të Kufizuara, çdo punëdhënës që nuk punëson për çdo të 50-in punëtorë, një preson me nevoja të veçanta, obligohet të paguajë një pagë mujore në lartësi të shumës së pagës minimale të realizuar në Republikën e Kosovës.
Zyrtarët në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thanë për lajmi.net se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-019, për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, i ka kaluar të gjitha procedurat në komisionet parlamentare.
Sipas tyre, së shpejti pritet të miratohet në lexim të dytë nga Kuvendim i Republikës së Kosovës.

“Sipas këtij projektligji, punëdhënësi, i cili nuk i përmbush detyrimet nga paragrafi 1 dhe 2 i nenit 12 të ligjit bazik, obligohet që për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara të paguajë në një xhirollogari të veçantë në vijën buxhetore të Buxhetit të Kosovës, pagesat mujore në lartësi të shumës së pagës minimale të realizuar në Republikën e Kosovës, për çdo person me aftësi të kufizuar që duhet të kishte punësuar”, thotë Musa Demiri nga MPMS, shkruan Lajmi.net.

13340517_10154129250120120_672580892_o-1-650x358-1

Ai sqaron edhe për mënyrën dhe procedurat se si duhet të zbatohet ky detyrim ligjor.
“Ndërsa mënyrat, procedurat dhe afatet e pagesës mujore për punëdhënësit të cilët nuk i përmbushin detyrimet nga paragrafi 1 dhe 2 i nenit 12, të ligjit bazik do të rregullohet me akt nënligjor të nxjerrët nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cilën dispozitë ka munguar në ligjin bazik”, sqaroi Demiri për lajmi.net.
Zyrtarë të Handikos thonë se shpresojnë shumë që kjo mënyrë të gjejë zbatim në praktikë, pasi nga përvoja e kaluar kjo nuk është respektuar pasi edhe me ligjin aktual çdo punëdhënës duhet të dënohet me një përqindje të pagës minimale. Por sipas tyre, asnjë punëdhënës nuk është dënuar dhe nuk kanë paguar asnjë cent.
Zyrtari në HANDIKOS, Rinor Gashi, thotë se që deri tash nuk ka pas dënime pasi as xhirollogaria bankare nuk ka ekzistuar.
“Asnjë punëdhënës deri tash nuk është dënuar pasi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk e ka rregulluar mënyrën e pagesës dhe nuk ka pas asnjë xhirollogari ku mund të ishin derdhur mjetet”, tregon Gashi për lajmi.net./Lajmi.net/PrishtinaPress.eu

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,872FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles