6.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Komuna dhe Qeveria thonë se muri nuk parashihet me marrëveshje dhe është i jashtëligjshëm

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur anëtarët tjerë të Grupit punues të Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Qeverinë e Serbisë në Bruksel, Arben Çitaku, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Rashid Qalaj, drejtor i Operativës në Policinë e Kosovës, me të cilët ka biseduar për situatën e krijuar pas ndërtimit të murit në në pjesën veriore të qytetit, fare afër urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve të komunës së Mitrovicës Veriore.
Bahtiri, Çitaku dhe Qalaj, sipas komunikatës së dërguar nga Komuna e Mitrovicës, pasi kanë vlerësuar si të arsyeshme reagimet e qytetarëve të të dyja komunave të Mitrovicës dhe të të gjitha përkatësive etnike lidhur me ndërtimin e një muri në pjesën veriore të qytetit, afër urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e drejtuesve të komunës së Mitrovicës Veriore, kanë konstatuar se ndërtimi i këtij muri nuk parashihet me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për rivitalizimin e urës.
“Prandaj, ata ndërtimin e murit të lartpërmendur, të lartë rreth dy metra, e konsiderojnë të paligjshëm dhe ilegal, që i dëmton përpjekjet e përgjithshme për stabilizimin e plotë të gjendjes në Mitrovicë dhe përmirësimin e raporteve ndëretnike këtu”, thuhet nëkëtë komunikatë.
Anëtarët e Grupit punues të Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Qeverinë e Serbisë në Bruksel, Bahtiri, Çitaku e Qalaj, njoftojnë opinionin e gjerë se këtë çështje e kanë ngritur dhe janë e diskutuar në të gjitha institucionet relevante vendore e ndërkombëtare, duke përfshi këtu edhe përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të huaja në Republikën e Kosovës. Një takim i këtillë është duke u mbajtur në Prishtinë, ku pas qëndrimit në Mitrovicë dhe shikimit nga afër të murit, ata janë pjesëmarrës të këtij takimi.
Po ashtu, kryetari Bahtiri, Çitaku dhe Qalaj, bëjnë të ditur se institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës ua kenë bërë me dije drejtuesve të Mitrovicës Veriore se ndërtimi i murit është i paligjshëm dhe se menjëherë duhet të ndërpriten punimet për ndërtimin e tij, pasi që ai nuk e ka vendin aty në asnjë mënyrë.
Kryetari Bahtiri, Çitaku dhe Qalaj, thanë në takim se i mirëkuptojnë reagimet e qytetarëve të Mitrovicës ndaj këtij vendimi provokues të autoriteteve të komunës së Mitrovicës Veriore, andaj edhe apelojnë tek ata që të mos bien pre e provokimeve dhe që të ruajnë paqen dhe qetësinë, që me aq shumë mund e angazhime, para së gjithash të vet qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike dhe të institucioneve vendore e ndërkombëtare, është arritur që të stabilizohen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img