7.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Komuna jep tokë komunale për një investim milionësh

Kuvendi i Skenderajt në mbledhjen e jashtëzakonshme, të martën, ka vendosur t’ia japë në shfrytëzim afatgjatë për 99 vjet 10 mijë metra katrorë të tokës komunale kompanisë “Wenga Fat Poultry” për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e mishit. Kompania është zotuar se do të investojë 1 milion euro, si dhe do të hapë vende pune për 60 punëtorë
Kuvendi i Skenderajt ka vendosur që ta miratojë një kërkesë të kompanisë gjermane “Wenga Fat Poultry”, e cila ka kërkuar një hapësirë për të ndërtuar një fabrikë për përpunimin e mishit.
Gjithashtu, sipas projektit që ka dorëzuar kjo kompani parashikohet edhe kultivimi i patave, mishi i të cilave do të jetë kryesori i kësaj fabrike, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

Duke vepruar sipas kërkesës, si dhe rekomandimit të Komisionit Vlerësues për Dhënie të Pronave Komunale në Shfrytëzim, Kuvendi i Skenderajt në mbledhjen e jashtëzakonshme, të martën, ka vendosur t’ia japë në shfrytëzim afatgjatë për 99 vjet 10 mijë metra katrorë të tokës komunale kompanisë “Wenga Fat Poultry” për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e mishit.
Kuvendi ka vendosur gjithashtu që këtë kompani ta lirojë nga të gjitha taksat komunale, edhe nga taksa ndërtimore, për t’ia lehtësuar punën kësaj kompanie, e cila është zotuar se do t’i investojë 1 milion euro, si dhe do t’i marrë në punë 60 punëtorë.
Bekë Hylenaj, kryetar i Komisionit Vlerësues për Dhënie të Pronave Komunale në Shfrytëzim, tha se nuk ka pasur ofertues tjetër dhe se është vepruar sipas kërkesë së kompanisë gjermane, andaj Komisioni ka vendosur që kompanisë “Weng Fat Poultry” t’ia japë në shfrytëzim 10 mijë metra katrorë të tokës komunale në parcelën kadastrale P-72015065-00136-2, e cila ndodhet në Polac të Skenderajt.
Sipas tij, dokumentacioni i kërkuar ka qenë i kompletuar dhe se nuk ka pasur asnjë pengesë që do të mundë të eliminonte operatorin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img