6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Komunat apo Ministria? Sazan Ibrahimi flet për ngritjen e tatimit

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka folur rreth çështjes se ngritjes së tatimit, ku komunat dhe qeveria po fajësojnë njëra tjetrën.

Ibrahimi, për IndeksOnline, ka thënë se komunat nuk kanë fare të bëjnë me ngritjen e tatimit në pronë dhe se këtë kompetencë e ka Ministria e Financave.

Ai tha se Ministria që udhëhiqet nga Hekuran Murati këtë veprim e ka bërë pa u konsultuar me komunat përkatëse.

“Ministria E ka bërë këtë veprim pa u konsultuar me komunat, komunat vetëm kanë qenë të njoftuara’’, tha Ibrahimi.

Më tutje ai njoftoj se rreth ngritjes së tatimit ne pronë disa nga komunat janë ankuar por që ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

“Dhe disa nga komunat kanë reaguar dhe janë ankuar, ankesat e tyre nuk janë marrë fare për bazë nga niveli qendror’’, deklaroi ai.

Ndërsa, ditën e djeshme Ministria e Financave, nën drejtimin e Hekuran Muratit, në një njoftim ka thënë se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat, kështu që bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

Ndërsa Ibrahimi e ka kundërshtuar këtë gjë duke thënë se kjo kompetencë e kthyer në veprim i takon vetëm Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), duke e mbështetur këtë në ligjin për tatim në pronë. /IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img