8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca takohet me Walkerin, e vlerëson kontributin e tij për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së, mikun e madh të Kosovës, ambasadorin amerikan Ëilliam Ëalker.

Në njoftimin e lëshuar nga kuvendi bëhet e ditur se Konjufca sërish e vlerësoi lart angazhimin e Ëalker për Kosovën.

“Ai tha se Ëalker pa iu trembur syri i pati thënë Millosheviqit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë”.

“Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për masakrën e Reçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë. Kryetari i kuvendit dhe ambasadori Ëalker kujtuan së bashku një pjesë të së kaluarës, diskutuan edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale në peizazhin politik rajonal e global”, thuhet se ka thënë Konjufca./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img