28.3 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Konsulli Miftaraj tregon përshtypjet e afaristëve gjermanë që vizituan Kosovën

Mbi 50 investitorë potencialë nga Gjermania, kanë qëndruar në Kosovë para pak ditëve.

Kjo iniciativë dhe ftesë ishte nga Konsulli i Kosovës në Gjermani, Besnik Miftaraj.

Investitorët gjerman i takuan udhëheqësit e institucioneve dhe bizneset kosovare.

Ndërkaq, Konsulli Besnik Miftaraj ka treguar përshtypjet e afaristëve gjermanë që e vizituan Kosovën.

“Kosova qenka e mrekullueshme dhe një shtet plotë jetë.”

“Kosova paska shënuar të arritura të papërshkrueshme që nga lufta.”

“Këtu po shohim shumë rini dhe shumë energji.”

“Një shtet më një dinamizëm dhe mikpritje të paparë.”

“Ju i paskeni të gjitha dhe vetëm së duhet bërë lidhja.”

dhe shprehja më e shpeshtë ishte:

“Unë do të vij sërish në Kosovë dhe planifikoj të investoi dhe realizoi idetë e mia”. , shkroi Miftaraj në Facebook.

Postimi i plotë:

“Kosova është një vend interesant ekonomik me mundësi të mëdha në të ardhmen dhe me potencial atraktiv.”

Sarna Röser

(Kryetare e afaristëve të rinjë të Gjermanisë)

Pas një angazhimi disa mujor dhe një bashkëpunimi të ngushtë me Kryetaren e afaristëve të rinjë znj. Röser dhe afaristin z. Schröder gjatë ditëve të fundit realizuam vizitën e grupit më të madh ekonomik nga Gjermania ndonjëherë për në Kosovë. Gjatë

vizitës zhvilluam takime të shumta dhe shumë premtuese me udhëheqësit më të lartë institucional të Republikës së Kosovës, me Start Ups dhe biznese të shumta vendore.

Dëshiroj të ndajë me ju vetëm disa nga përshtypjet e afaristëve gjermanë për Kosovën.

“Kosova qenka e mrekullueshme dhe një shtet plotë jetë.”

“Kosova paska shënuar të arritura të papërshkrueshme që nga lufta.”

“Këtu po shohim shumë rini dhe shumë energji.”

“Një shtet më një dinamizëm dhe mikpritje të paparë.”

“Ju i paskeni të gjitha dhe vetëm së duhet bërë lidhja.”

dhe shprehja më e shpeshtë ishte:

“Unë do të vij sërish në Kosovë dhe planifikoj të investoi dhe realizoi idetë e mia”.

Përkundër ngarkesës organizative, unë shprehem, se kjo vizitë ishte më shumë se zyrtare, ishte miqësore dhe Kosova ka fituar 51 ambasadorë të ri në Gjermani.

Diplomacia është vet arti i komunikimit dhe veprimit dhe krijimi i sa më shumë lidhjeve institucionale dhe atyre shoqërore i shoh si qëllim primar, pasi lidhja mes popujve është lidhja më mirë dhe ajo lidhje e përcakton edhe politikën edhe ekonominë, edhe kulturën dhe diplomacinë, gjë që diaspora jonë bën çdo ditë.

Ishte kënaqësi të njoftohem me të gjithë nga afër dhe të krijojmë shoqëri të

qëndrueshme.

#Falenderoj të gjithë udhëheqësit institucional dhe kolegët në dikasterët e ndryshëm për përkrahjen në organizimin dhe realizimin e kësaj vizite të një rëndësie të veçantë dhe në momentin e duhur për ekonominë e Kosovës, por edhe për bizneset gjermane.

#Falenderoj në mënyrë të veçantë tërë grupin, që krahas interesimit për shtetin më të ri në Evropë, dhuruan aq shumë energji dhe harmoni, ku bashkarisht kemi pasur 4 ditë të paharrueshme.

#DANKE für die tollen und unvergesslichen Tage liebe Freundinnen und Freunde!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles