4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Korab Shaqiri në pritje të fëmijës së parë?

“Koha e rinisë” është kënga e fundit të cilën këngëtari Korab Shaqiri e publikoi me videoklip.
 
Ndonëse ky projekt është publikuar para më shumë se pesë muajsh, kantautori shqiptar ka qenē vazhdimisht duke krijuar.
Për emisionin Express, Korabi ka bërë të ditur se shumë shpejt do të sjell një këngë të re të cilën po ashtu do ta vizuelizoj, raporton Express – KTV.
Kënga do të publikohet më 28 nëntor, pasi edhe do ti dedikohet kësaj date historike. Do të jetë me motive kombëtare dhe sigurisht prek edhe aktualitetin dhe atë që është duke ndodhur në vend. Kënga ka përfunduar ndërsa videoklipi do të xhirohet së shpejti” është shprehur këngëtari.
Këngëtari, i cili vitin e kaluar i dha fund beqarisë përmes një ceremonia që zgjoi vëmendje të madhe, së fundi është përfolur se është në pritje të fëmijës së parë.
Ai nuk e mohoi se bashkëshortja e tij, Lulkaqela është shtatzënë por nuk pranoi të fliste duke thënë se “Gjithçka do të bëhet e ditur me kohë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img