10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës sonte me koncert vokalo-instrumental

Dy soliste të njohura kosovare, të cilat tashmë po bëjnë karrierë në skena botërore, do të rikthehen para publikut vendës me një prej veprave më të njohura vokalo-instrumentale të Beethovenit.

Është “Mesha në C-dur”. Përveç sopranos Elbenita Kajtazi, mexosopranos Flaka Goranci, në skenë do të ngjiten edhe dy solistë të tjerë. Janë bas-baritoni amerikan që jeton në Gjermani, Noel Bouley, dhe tenori kosovar, Liridon Sadriu, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këta solistë do të përcillen nga Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi. Nikoqir i kësaj mbrëmjeje që është konsideruar si “shumë e rëndësishme për jetën kulturore në vend”, do të jetë Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë.
“Mesha në C-dur” do të interpretohet për herë të parë në Kosovë dhe konsiderohet si vepër maestrale e Beethovenit. Udhëheqësit në Filarmoninë e Kosovës kanë vlerësuar se Kori dhe Orkestra vitet e fundit kanë arritur pjekurinë e mjaftueshme për të marrë përsipër vepra të vështira dhe kërkuese siç është “Mesha…” e Beethovenit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img