7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova dhe Maqedonia marrëveshje në kontabiliteti auditim

Kryetari i Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), Nazmi Pllana dhe Kryetari i Institutit të Auditorëve të Çertifikuar të Republikës së Maqedonisë (IAÇRM), Borislav Atanasovski nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi e cila ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja shoqatave profesionale për të ngritur dhe zhvilluar rolin e kontabilistëve dhe auditorëve si dhe të vetë profesionit në të dyja shtetet.
Duke qenë se Kosova dhe Maqedonia janë shtete fqinje, bashkëpunimi i mirëfilltë për shkëmbimin e njohurive mbi praktikat më të mira për edukimin profesional në kontabilitet është i domosdoshëm.
Prandaj, kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim në zhvillimin dhe implementimin e planeve të veprimit në përputhshmëri me Deklaratat e Obligimeve të Anëtarësisë (DOA) për Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK), kualifikimin e vazhdueshëm profesional të anëtarëve të profesionit, kontributin bilateral në praktikimin e sigurimit të cilësisë, bashkëpunimin në shkëmbimin e materialeve arsimore të përkthyera në gjuhën shqipe dhe gjëra të tjera me interes të përbashkët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img