21.3 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Buy now

spot_img
Array

Kosova dhe Zvicra me projekte bashkëpunimi në sektorin e qumështit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur në një takim drejtorin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë, Stefan Sarkany, si dhe udhëheqësin e Organizatës Zvicerane të Prodhuesve Artizanal të Djathit “From Arte”, Jacques Gygax,  me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të qumështit.

Ai i falënderoi drejtuesit e këtyre organizatave për gatishmërinë e tyre për fillimin e bashkëpunimit në këtë sektor, pasi që sipas tij përvoja dhe ndihma e Zvicrës është e mirëseardhur, duke ditur faktin që ky shtet është i njohur për prodhimet e qumështit.

Po ashtu, Ministri Krasniqi i njoftoi ata me të arriturat në bujqësi në vitet e fundit. Ministri deklaroi se po bëhen investime në rritje të prodhimit dhe cilësisë së produkteve të qumështit, në mënyrë që ato të arrijnë të zëvendësojnë shumë produkte që importohen, por edhe të jenë konkurrente në tregun ndërkombëtar.

Nga ana e tyre, drejtuesit e këtyre organizatave zvicerane, vlerësuan të arriturat në bujqësi në Kosovë dhe e njoftuan ministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë me prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë.

Ndryshe, ky takim vjen pas vizitës që zëvëndësministri i MBPZHR-së, Kurtan Kajtazi, kishte pasur kohë më parë në këtë shtet, e ku ishin pajtuar për fillimin e një bashkëpunimi konkret mes dy vendeve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,959FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles