5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosova kritika Shqipërisë: Mbani qëndrime më të qarta për Serbinë

Ministrja e Dialogut në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri reagoi lidhur me arrestimin e Ramush Haradinaj, duke shtuar se “Serbia po bën këto përpjekje për të vënë në hije përgjegjësinë që ka Serbia në shkatërrimin e Kosovës”.

Në një intervistë telefonike ekskluzive për Ora News, Edita Tahiri u shpreh se diplomacia shqiptare duhet të jetë e qartë lidhur me qëndrimin e saj ndaj Serbisë pas arrestimit të Ramush Haradinajt”.

“Dua të jap porosi dhe për diplomacinë e Shqipërisë, meqë ka pasur kontakte dhe vizita reciproke mes dy shteteve. Ky është një kanal i rëndësishëm komunikimi. Shqipëria të shprehë qëndrime të qarta në raport me Serbinë dhe sjelljet jo europiane dhe destruktive të saj. Në këtë rast dhe zëri i Shqipërisë dhe për rastin e Haradinajt duhet të dëgjohet më i qartë. Ndalesa e zotit Haradinaj dje në aeroportin e Bazelit është si rezultat i destruksionit të Serbisë, që vazhdon të përdorë disa fletë arresti mbi luftëtarët e UÇK-së dhe që janë të kundraligjshme. Kjo sjellje e Serbisë tregon barbarinë e politikës serbe dhe mosgatishmërinë për të marrë përgjegjësinë për luftën dhe genocidin që ka bërë në Kosovë. Ajo bën këto përpjekje për të vënë në hije përgjegjësinë që ka Serbia në shkatërrimin e Kosovës”, u shpreh Tahiri.

Sipas saj, “ne kemi shprehur qëndrimin tonë të qartë se partnerët ndërkombëtarë duhet të merren seriozisht me Serbinë dhe sjelljet e saj jo stabilizuese, jo vetëm në raport me Kosovën por edhe me rajonin dhe BE do të përdorë mekanizmin e dialogut dhe po bën angazhimet maksimale për të ndërhyrë tek Serbia që të heqë fletëarrestin e menjëhershëm të tij”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img