10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosova me rritjen më të madhe ekonomike në rajon dhe në Evropë

Kryeministri Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka treguar se Kosova radhitet e para në rajon dhe Evropë për rritje ekonomike, si dhe e 13-ta në botë për lehtësitë e krijuara në bërje të biznesit.

Postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:
Kosova radhitet e para në rajon dhe në Evropë për rritje ekonomike si dhe e 13-ta në botë për lehtësitë e krijuara në bërje të biznesit.
Të dashur miq, dëshiroj të ndaj me ju dy lajme shumë të mira, të radhës, për shtetin tonë.
Instituti IFO i Universitetit të Munihut, ndër më prestigjiozët në Evropë, ka publikuar të dhënat për rritjen ekonomike për Evropën. Qartësisht shihet se Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe në Evropë.
Po ashtu, një prej mediave kryesore të biznesit në botë, Business Insider, në një artikull të saj ka renditur Kosovën në vendin e 13 në botë për lehtësitë e krijuara për bizneset, ku konkludohet se “Kosova e ka lehtësuar pagimin e taksave duke aplikuar një sistem online për deklarimin dhe pagimin e TVSH-së dhe kontributeve të sigurisë sociale.
Po ashtu, ka lejuar më shumë kategori të shpenzimeve për t’u zbritur nga tatimi i korporatave”.
Artikulli, i cili është bazuar në raportet e Bankës Botërore dhe ka analizuar të dhënat e më shumë se 130 mijë firmave në 139 ekonomi botërore, e ka futur Kosovën në listën e 17 vendeve më të suksesshme për hapjen e bizneseve.
Të nderuar bashkëqytetarë, Republika e Kosovës, dita e ditës po korrë sukseset e punës së jashtëzakonshme që është bërë në dy vitet e fundit në zhvillimin ekonomik, reformat fiskale, përmirësimin e ambientit për biznes, integrimet evropiane, forcimin e rendit dhe ligjit, mirëqenien sociale, përkrahjen e arsimit, kulturës, sportit, raportet me diasporën, e shumë aspekte të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img