5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për edicionin e parë të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave.

Ky format i ri do të zhvillohet në tri liga, e ku skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në vazot e shortit sipas pozicioneve të tyre në renditjen e koeficienteve të publikuar pas përfundimit të fazës së grupeve të kualifikimeve për Botërorin 2023.

Kosova bën pjesë në Ligën C, teksa në bazë të shortit të sotëm ajo është tërhequr në Grupin C5, ku janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Në tërheqjen e shortit e pranishme ka qenë menaxherja për futbollin e femrave, Valbona Gashi Uka.

Liga C është e ndarë në pesë grupe, ku katër grupet e para kanë nga katër skuadra, derisa grupi ku është përfshirë Kosova është me tri skuadra.

Fituesit e këtyre pesë grupeve do të promovohen direkt në Ligën B, derisa tri skuadrat më të mira të pozitave të dyta nga pesë grupet do të luajnë në ‘play-off’ kundër tri skuadrave më të mira të pozitave të dyta në grupet e Ligës B. Ndeshjet janë paraparë të luhen në datat 20-26 shtator, 25-31 tetor dhe 29 nëntor-5 dhjetor, 2023

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img