8.8 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosovarët nuk kanë “haber” se për çfarë marrëveshjesh diskuton Kosova me Serbinë

Më shumë se gjysma e qytetarëve nuk janë në dijeni për marrëveshjen e kodit telefonik me Serbinë. Kështu tregon një hulumtim i realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, shkruan Indeksonline.

45.4 përqind e qytetarëve janë deklaruar se janë të informuar. Ndërsa 24 përqind e qytetarëve janë deklaruar se janë të painformuar lidhur me këto marrëveshje,  e 23 përqind nuk janë aspak të informuar.

Mirëpo kur bëhet fjalë për marrëveshjet veç e veç, pjesa dërmuese e tyre deklarohen se nuk janë në dijeni për zhvillimet.

Për marrëveshjen e kodit telefonik, 54.7 përqind e qytetarëve kanë deklaruar se janë të painformuar, ndërsa 46 përqind të informuar.

Si shumë të informuar janë deklaruar vetëm 4 përqind e qytetarëve të anketuar.

Në këtë mes më të informuarit dalin shqiptarët, pasi anketimi është realizuar edhe me pjesëtarë të komunitetit pakicë.

“Sa i përket ndarjes në grupe etnike, sipas këtij sondazhi rezulton se të anketuarit nga komuniteti shqiptar janë më të informuar rreth përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje, ku 51% e tyre kanë deklaruar se janë të informuar me përmbajtjen e marrëveshjes për kodin telefonik. Përkundrejt të anketuarëve nga komuniteti serb ku 21% të tyre janë deklaruar se janë të painformuar si dhe 36% nga komunitetet tjera joshumicë në Republikën e Kosovës. Më të painformuarit rezultojnë të jenë qytetarët e komunitetit serb, rreth 75% e të anketuarëve, të ndjekur nga qytetarët e komuniteteve të tjera, rreth 60% e tyre, dhe në fund qytetarët e komunitetit shqiptar me rreth 46% e tyre”, thuhet në raport.

Por qytetarët ende nuk janë të vendosur e as nuk kanë informacion se kush do të fitoj nga kjo marrëveshje.

32 përqind janë shprehur se nuk e dijnë. Mirëpo akoma kanë bindjen se Kosova do të fitoj nga kjo marrëveshje, kështu tregojnë rezultatet në favor të shtetit tonë kundruall Serbisë.

27 përqind kanë thënë se shteti i Kosovës do të fitoj, 16 përqind shteti i Serbisë.

Ky hulumtim ka matur edhe bindjet e të anketuarve, se kush sipas tyre do të duhej të ishte në krye të tryezës së dialogut.

Përqindjen më të madhe  e ka marrë mendimi për koalicionin gjithpërfshirës. I shprehur në përqindje 52.9 përqind.

24.6 përqind kompetencat do t’ia kalonin Qeverisë, e vetëm 8.3 presidencës.

Temat që kosovarët do donin të zhvilloheshin në Bruksel:

Nëse kosovarët do të pyeteshin për temat e diskutimit në Bruksel, çështja e

të pagjeturëve do të ishte në krye.

84.2 përqind e qytetarëve e duan këtë temë në Bruksel.  Menjëherë pas të pagjeturve kosovarët duan që biseda e krimeve të luftës të mos heshtet.

Dëmshpërblimet për dëmet e luftës, njohja e Kosovës nga Serbia, Fondi Pensional, e anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare janë disa prej temave tjera që qytetarët do të donin të zhvilloheshin me Serbinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img