9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Kosovari i ISIS-it i ndaluar në Gjermani, sot kthehet në Kosovë

Një 28-vjeçar nga Istogu, është arrestuar gjatë javës që shkoi në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, për dyshime se ka qenë pjesëtar i organizatës terroriste ISIS.

Kosovari F.F. (1988), siç merr vesh Gazeta Express, të mërkurën është dëbuar për në Kosovë nga autoritetet gjermane, për t’iu dorëzuar Policisë së Kosovës.

I njëjti në Gjermani ka qëndruar me leje qëndrimi të vulosur në pasaportën e tij të Serbisë.

Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim për rastin në fjalë, por ata kanë dhënë një përgjigje të përgjithshme në të cilën flasin për bashkëpunimin e tyre me policitë e huaja, duke mos konfirmuar drejtpërdrejt asgjë për rastin në fjalë.

“Policia e Kosovës ka bashkëpunim të ndërsjellë me policitë e shteteve të rajonit dhe më gjerë, në të mirë të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve dhe vendeve respektive. Konkretisht, Policia e Kosovës, edhe për rastin në fjalë ka komunikim dhe bashkëpunim me policinë kompetente”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Express.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img