6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Kosovarja, me Suedinë në gjysmëfinale

Suedia që në ekip ka edhe një kosovare, Kosovare Asllanin, ka arritur të eliminojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ekzekutimit të penalltive.

Ekipi kombëtar i femrave të Suedisë, ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në futboll. Suedia që në ekip ka edhe një kosovare, Kosovare Asllani, ka arritur të eliminoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan albinfo.ch.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 1:1. Pas penalltive, Suedia fitoi 3:4, dhe njërin nga golat nga pika e bardhë, e shënoi edhe Kosovare Asllani. Ndërkohë, në ekipin e meshkujve Suedia kishte dy futbollistë nga Kosova, Astrit Ajdareviq dhe Valmir Berisha, por që u eliminuan.
Madje, Ajdareviq bëri bujë në Suedi, pasi nuk e këndoi himnin kombëtar. Astrit deklaroi se është nga Kosova dhe respekton familjen e tij.

Për Kosovën në Lojërat Olimpike po paraqiten tetë garues, ndërsa për Shqipërinë gjashtë, kurse edhe disa sportistë tjerë shqiptarë po paraqiten për shtete tjera. /Albinfo.ch/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img