10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosovës duhet t’i hiqen vizat, me apo pa votimin e demarkacionit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka vlerësuar se Kosova ka bërë progres në rrugën drejt integrimit evropian por, sipas tij, ky proces është i gjatë dhe i komplikuar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Murtezaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ta trajtojë në mënyrë të barabartë Kosovën, sidomos në aspektin e vizave.

Ai ka thënë se qytetarëve të Kosovës duhet t’u hiqen vizat pa marrë parasysh a votohet apo jo demarkacioni.

Sipas Murtezajt, kjo është detyrë e BE-së që duhet ta bëjë. Kurse sa i përket procesit të njohjeve, ai ka thënë se janë duke lobuar te pesëshja evropiane, në vendet afrikane dhe në vendet e Amerikës Latine.

Murtezaj ka thënë se në këtë drejtim mund të priten lëvizje pozitive. Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ai ka thënë se prioritet mbeten Interpoli, UNESCO dhe Këshilli i Evropës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img