4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

KQZ: Në katër komunat veriore votuan 1567 qytetarë

Në zgjedhjet e sotme në katër komunat veriore kanë votuar 1557 qytetarë nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Kjo u bë e ditur në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në prezantimin e të dhënave, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tregoi në detaje numrin e votuese për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ai tha se i tërë procesi zgjedhor gjatë të dielës është zhvilluar pa ndonjë problem.

“Procesi zgjedhor është zhvilluar pa ndonjë problem. Të gjitha qendrat e votimit ku është zhvilluar procesi i votimit janë mbyllur. Aktualisht anëtarët e këshillave në këto qendra janë duke bërë numrin e fletëvotimeve. Ju njoftojmë se në ditën e sotme numri i qytetarëve që kanë votuar është si në vijim: Në Leposaviq kemi 141 votues, apo 1.06 për qind, në Zubin Potok kemi 385 votues apo 5.78 për qind, në Zveçan kemi 204 votues apo 2.92 për qind, në Mitrovicën e Veriut 837 votues apo 4.62 për qind”, tha ai.

Derisa ka potencuar se KQZ-ja ka ofruar mundësinë dhe kushtet për secilin qytetarë me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre.

“Dua të përsërisë se KQZ-ja ka ofruar mundësinë dhe kushtet për të gjithë qytetarët me të drejtë vote në këto komuna që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe institucionet demokratike”, shtoi ai.

Krahas kësaj, ai bëri të ditur se rezultatet preliminare do të dalin gjatë orëve në vijim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img