12.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi bën homazhe në Reçak: Vrasja e 45 civilëve ishte krim kundër njerëzimit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Reçak, në 24-vjetorin e masakrës. Ai në Facebook ka publikuar fotografi nga këto homazhe dhe ka shkruar se kjo masakër “dëshmoi qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës”.

Krasniqi ka thënë se vrasja e 45 civilëve në Reçak ishte krim kundër njerëzimit.

“Masakra e Reçakut, 24 vjet më parë, dëshmoi qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë. Vrasja e 45 civilëve në Reçak, në gjaktftohësi dhe me paramendim, ishte krim kundër njerëzimit – çka me të drejtë e cilësoi edhe Ambasadori William Walker. Krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, nuk do të harrohen asnjëherë dhe për to nuk do të heshtim derisa drejtësia të vihet në vend. Sot, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë nga PDK, bëmë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak për të kujtuar viktimat e kësaj masakre. Lavdi të përjetshme martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës”, ka shkruar ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img