12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Presim nga Qeveria që të marrë obligimet që i takojnë, për të zbatuar vullnetin qytetar në veri

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok, në zgjedhjet lokale për katër komunat e pjesës veriore të vendit.

Kru i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar dy kandidatët dhe ka falëndëruar qytetarët për votat e tyre.

“I uroj Ilirin dhe Izmirin për fitoret, por edhe Albulenën e Taulantin për angazhimin dhe punën e palodhshme në komunat ku garuan. Ndërkaq, falënderimi më i madh u takon të gjithë atyre qytetarëve të cilët edhe sot i besuan PDK-së, kandidatëve dhe ofertës tone”, tha ai.

Krasniqi theksoi se përtej kësaj, e rëndësishme është që procesi ishte i rregullt dhe i qetë.

“ Megjithatë, mbetet shumë shqetësues fakti që situata në pjesën veriore ka degraduar, gjë që u pa edhe nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje”.

Ai shtoi se pret nga Qeveria që të marrë obligimet dhe detyrat që i takojnë – për të zbatuar vullnetin qytetar dhe për të mundësuar konsolidimin e institucioneve në katër komunat e veriut.

“PDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për të ofruar qeverisje gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ky ka qenë zotimi ynë – ky është edhe misioni ynë. Bashkë për Kosovën”, shkroi Krasniqi.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme lokale u mbajtën më 23 prill në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – por u bojkotuan në masë të madhe nga komuniteti serb.

Pjesëmarrja, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishte pak më shumë se 3 për qind.

Sipas të dhënave të para të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje fitoi Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mori Zubin Potokun dhe Zveçanin.

Këto komuna, deri nëntorin e kaluar, udhëhiqeshin nga zyrtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila nuk mori pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img