27.2 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022

Buy now

spot_img

Krerë të federatave sportive me vepra penale: Deputeti Haxhiu “përplaset” me ministrin e sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) para disa ditësh e ka lëshuar Udhëzimin Administrativ për Kushtet dhe Procedurat e Themelimit, Licencimit dhe Rivlerësimit të Federatave dhe Organizatave Sportive.

E ky Udhëzim Administrativ ka ngjallur edhe debat në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës në mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, dhe ministrit të Sportit, Hajrulla Çeku.

“Asnjë federatë nuk do të licencohet në rastet kur në organet drejtuese të tyre përgjegjësitë i ushtrojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë në ndonjë nga veprat penale të përcaktuara në Kapitullin XXXIII të Kodit Penal të cilat ndërlidhen me korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”, thuhet në këtë Udhëzim Administrativ.

E sipas Haxhiut, me këtë Udhëzim Administrativ, Ministria e Sportit u ka hapur rrugë kriminelëve që të udhëheqin federata, përpos atyre që përfshihen në vepra korrupsioni, por jo edhe për kryes të veprave tjera penale e kriminale.

“Ju keni nënshkruar një Udhëzim Administrativ që legjitimon kriminelët e dënuar me vepra penale nga më të ndryshmet që të jenë pjesë e federatave sportive. Sipas nenit 11 të këtij udhëzimi administrativ, ju keni thënë: Asnjë federatë nuk mund të licencohet në rastet kur në organet drejtuese të tyre përgjegjësitë i ushtrojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë në ndonjë nga veprat penale të përcaktuara me kapitullin 33 të Kodit Penal të cilat ndërlidhen me korrupsionin zyrtar dhe veprat penale”, tha Haxhiu.

“Pra ju keni amnistuar të gjithë kriminelët e dënuar nga kapitujt tjerë të Kodit Penal përfshirë këtu të gjithë ata që kanë kryer vepra terroriste, të gjithë ata që kanë kryer kontrabandim me njerëz, trafikim me narkotikë, vrasje të rëndë, kanosje, rrëmbim, torturë. Pra, të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë në familje dhe janë dënuar për këtë. Ata që janë dënuar për vjedhje të rëndë ose për grabitje të bankave, nesër mund t’i kemi kryetarë të federatave sportive, sepse i keni amnistuar me këtë udhëzim administrativ. Pyetja ime është: I nderuar ministër a jeni i vetëdijshëm çfarë dëmi i keni bërë sportit me këtë udhëzim administrativ. A e dini që keni hapur rrugën për lloj-lloj kriminelë të jenë pjesë e federatave sportive? Cila ka qenë arsyeja dhe motivi që e ndërruat draft-udhëzimin administrativ dhe u hapët rrugë kriminelëve të jenë pjesë e federatave sportive?”, është shprehur Haxhiu. 

Express shkruan se ndaj këtij konstatimi të deputetit të PDK-së reagoi ministri Çeku, i cili theksoi se me këtë Udhëzim Administrativ Ministria e Sportit do ta ndihmojë sportin, duke iu referuar një pike, ku thuhet: “Rregullore e federatës përkatëse mbi Kodin Etik e harmonizuar plotësisht me Kodin Etik të federatës Ndërkombëtare përkatëse”.

“Kritika më e shpeshtë dhe më e qëndrueshme që kemi dëgjuar deri më tash është që ky udhëzim ka vendosur kritere shumë të larta që mbase mund të jenë ambicioze për licencimin e federatave dhe me këtë mund të jemi edhe dakord, por ky është standardi i ri që e kemi përcaktuar. Përmes këtij udhëzimi administrativ janë përcaktuar kritere të përgjithshme, por edhe specifike për licencim të federatave në mënyrë që të sigurojmë që të njëjtat të zhvillojnë aktivitetet e tyre në përputhje edhe me ligjet tona dhe ligjet dhe rregullat ndërkombëtare sportive”, tha Çeku duke iu përgjigjur Haxhiut. 

“Ndërlidhja e këtij udhëzimi përmes pikës 4 nenit 11 me pikën 33 të Kodit Penal siguron udhëheqësi me integritet të lartë personal dhe profesional në federatat tona sportive, duke evituar që të njëjtat të drejtohen nga persona me të kaluar kriminale, që lidhen me përgjegjësitë e organeve drejtuese të këtyre federatave. Këtu përfshihen veprat penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, korrupsioni, mashtrimi me prokurimin publik, konflikti interesit, marrje dhe dhënie ryshfeti, etj”, shtoi ministri Çeku.

Por, deputeti Haxhiu nuk është ndalur. Ai shkoi edhe më larg duke e shndërruar vërejtjen e pyetjen e tij prej deputeti në një akuzë të rëndë ndaj Ministrisë së Sportit. 

“Kodi Etik dhe parimet e Qeverisjes së mirë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatave Ndërkombëtare e ka për bazë që nëse dikush me punën e tij e cenon integritetin dhe imazhin e një federate sportive, ai nuk mundet me qenë pjesë e saj dhe parimi i kodit etik dhe nenit që ju keni futur është në shpërputhje të plotë. Cilin kriminel në cilën federatë sportive jeni duke e mbrojtur me këtë Udhëzim Administrativ dhe kush është këshilltari/ja ligjore në zyrën e kryeministrit që ua ka ndryshuar draftin dhe me cilën federatë dhe cilin biznes është i lidhur?”, tha deputeti Bekim Haxhiu.

E Çeku tha se kjo akuzë nuk e ka vendin në Parlament, por në Prokurori.  

“Këto pretendime nuk e besoj që e kanë vendin këtu sepse janë pretendime për organet tjera, ju mund të vazhdoni tutje. Për herë të parë, përmes këtij udhëzimi kemi vendosur kritere specifike, që nuk kanë ekzistuar më herët e këto kritere janë për qeverisje të mirë në federatat dhe organizatat sportive. Deri tash nuk ka ekzistuar asnjë kriter specifik përmes të cilit është vlerësuar performanca e federatave sportive në raport me parimet e qeverisjes së mirë. Ju e keni thjesht një konstatim të pasaktë kur thoni se ky udhëzim administrativ i lejon personat e inkriminuar jashtë për veprat penale jashtë kapitullit 33 të bartin funksione drejtuese në administrata sportive. Personat e dënuar për vepra penale nga kapitulli 33 janë shprehje e përcaktimit tonë konkret për të luftuar dukuritë e keqpërdorimeve për resurset publike si vepra që ndodhin më së shpeshti gjatë ushtrimit të autoritetit publik. Por ne nuk i kemi përjashtuar nga kriteri edhe veprat tjera, pikërisht sepse në nenin 13 e kemi përfshirë obligimin që federata t’ia rregullojë detyrën mbi kodin etik”, tha ministri Ceku.  

Ky Udhëzim Administrativ është përmendur shumë para zgjedhjeve të mbajtura në fillim të muajit prill në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), proces zgjedhor ky që kishte ngjallur shumë reagime si nga ligjshmëria e Kuvendit të FFK-së ashtu edhe rreth pastërtisë së kryetarit të rizgjedhur, Agim Ademi, i cili fillimisht ishte dënuar me burg me vendim të formës së premë nga Gjykata Themelore dhe nga Apeli për një çështje jashtë futbollit, por që pastaj rasti i rij u kthye në rigjykim nga pika zero nga ana e Gjykatës Supreme. 

Vetë zyrtarë të Ministrisë së Sportit në ato ditë kaosi në FFK e kishin paralajmëruar një Udhëzim Administrativ shumë përmbajtësor dhe të qartë për të sjell pastërti në federata dhe organizata sportive. Ky Udhëzim Administrativ ka ardhur pas zgjedhjeve të mbajtura në FFK.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,360FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles