10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Krerët e shtetit në Reçak, përkujtojnë viktimat e masakrës

Në kompleksin memorial në Reçak të Shtimes qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e e masakruar nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Homazhe kanë bërë edhe krerët e shtetit. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i
Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99, vendosën kurora lulesh.

Walker i cili gjatë këtyre ditëve të janarit po qëndron në Kosovë, është parë krah kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Viktimat e masakrës së Reçakut i përkujtuan edhe kryetarët e subjekteve opozitare, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img