6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Kroacia i dërgon notë proteste Serbisë

Ministria e Jashtme e Kroacisë i ka dërguar notë proteste Serbisë me të cilën i bën thirrje të mos përdor në komunikim me të fjalorin e sistemit komunist të Jugosllavisë së dështuar dhe të politikës agresive serbomadhe nga vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, që pësoi humbje morale e ushtarake, transmeton Koha.net raportimin e medieve të atjeshme.
Ministria kroate kërkon nga përfaqësuesit më të lartë të pushtetit serb që komunikimi me përfaqësuesit e Kroacisë të bëhet në frymën e vlerave bazë europiane të respektimit të dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të të drejtës dhe respektimit të të drejtave njerëzore, përfshirë edhe të drejtat e pakicave kombëtare.
Kroacia ia kujton Serbisë detyrimet në fushën e gjyqësorit dhe të drejtës, që përfshin bashkëpunimin rajonal dhe të fqinjësisë së mirë kur është fjala për për zgjidhjen e3 problemit të krimeve të luftës dhe të shmang konfliktin e kompetencave.
Dje, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se ambasadorja e Serbisë në Kroaci ka refuzuar të pranojë notën e protestës kroate.Formularbeginn

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img