21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri ka një lutje për qytetarët: Mburoja për secilin prej nesh është vaksina – vaksinohuni masivisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen, pasi varianti “Delta” i Koronavirusit po përhapet me shpejtësi.

Kurti ka thënë se tashmë të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeçare mund të vaksinohen më Pfizer dhe Astra Zeneca, vaksina këto të miratuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Insajderi.

Kryeministri këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar në detaje për situatën pandemike në vend.

“Kur e pranuam detyrën, katër muaj më parë, situatën e pandemisë e gjetëm shumë më të rënduar sesa ajo që e lamë më 3 qershor të vitit 2020. Deri atëherë, sipas të dhënave të IKShPK-së, në total ishin 1.142 raste të të infektuarve dhe fatkeqësisht 30 të vdekur”, ka shkruar Kurti.

“Më 23 mars 2021, rreth 8 muaj pas, të dhënat tregonin për 83.717 raste në total të të infektuarve dhe 1.786 vdekje, kurse vetëm atë ditë kishte 781 raste të reja të infektimit dhe 17 vdekje”.

Ai ka treguar se që në ditën e votimit të qeverisë së tij në Kuvend, ata janë betuar se do ta “luftojnë” Covid-19, dhe do t’i sigurojnë vaksinat.

“Pra, pandemia është vënë nën kontroll dhe situata është përmirësuar dukshëm. Por, tani rrezikohemi nga përhapja e variantit “Delta” të virusit. Përballë tij mburoja për secilin prej nesh është vaksina, kurse për të gjithë së bashku vaksinimi masiv”, ka shkruar Kurti, duke bërë thirrje për vaksnim masiv.

“Ju bëj thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat tuaja”, shkruan tutje kryeministri.

Dje dhe sot është rritur numri i të prekurve nga Koronavirusi – nga 28 raste sa ishin dje, sot janë regjistruar 19 të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img